Zbehet protesta e studenteve ne kryeqytet. Ndryshe nga dita e hene shume pak te rinj u grumbulluan perpara selisë se qeverise.

 

Afro 50 studente qe mbanin ne duar pankarta ku perseriten 8 kerkesat e tyre drejtuar qeverise ndersa thane se nuk do te pranojne te ulen ne bisedime.

 

 

Por studentet ishin te çorientuar kete te marte. Disa te rinj zgjodhen qe te grumbulloheshin para fakultetit te shkencave sociale duke shpalosur nje banderole ndersa protesten e tyre e shoqeruan edhe me muzike.

 

 

Ndërkohë shume studente vijuan procesin mesimor. Në fakultetin e Inxhinerisë së Ndertimit, Arkitekturës dhe ate Gjeologji Minierave kishte te rinj ne auditore qe ndoqen normalisht mesimin.

 

Protestuesit perpara kryeministrisë thane se nuk do terhiqen deri ne plotesimin e kerkesave.Pjesmarrja e ulet ishte rrjedhoje edhe e temperaturave shume te ulta qe kane perfshire gjithe vendin.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re