Gazetari britanik Piers Morgan e vuri në siklet zëdhënësin e qeverisë izraelite Avi Heyman në një intervistë të martën e kaluar kur diskutimi u kthye në numrin e civilëve të vrarë nga forcat izraelite në Gaza.

Dita e keqe e Heyman ishte e dukshme në fillim të debatit kur ai pretendoi se Izraeli ka larguar në mënyrë të sigurtë 100,000 civilë nga Rafah, me Morganin që i kujtoi menjëherë atij se “kjo lë rreth 1.4 milionë civilë që kanë mbetur pas”.

Gjërat u përkeqësuan edhe më keq kur gazetari britanik tha se “keni vrarë 40,000 njerëz në Gaza dhe mes tyre shumë civilë, gra dhe fëmijë” me Heyman duke i thënë atij “nga numri i Hamasit që ju citoni, më shumë se 14,000 janë terroristë që ne neutralizuam. ”

“Pra, sa civilë mendoni se keni vrarë?”, vijoi Morgan, me zëdhënësin izraelit duke thënë “ne nuk kemi numra të saktë, kështu që siç e dini situata me luftën është e mjegullt”.

“Meqenëse e dini saktësisht se sa terroristë keni vrarë, duhet të dini edhe sa civilë. Përndryshe, ju i jepni përparësi jetës së terroristëve mbi jetën e të pafajshmëve,” vazhdoi Morgan.

Megjithatë, kur përfaqësuesi izraelit pretendoi se “numrat e dhëna nga Hamasi janë të gabuara”, gazetari britanik u përgjigj: “mirë, pasi e kanë gabim, pse ma përmendët mua?”.

“Ju jeni përfaqësuesi i qeverisë izraelite dhe nuk e dini sa civilë keni vrarë?!”, këmbënguli Morgan. “Unë nuk e kam atë informacion, nuk jam i autorizuar t’jua jap,” u përgjigj Heyman dhe më pas gazetari britanik shpërtheu: “Kjo që po më thoni është e pakuptimtë. Pra, jeni i autorizuar të më tregoni numrin e terroristëve që keni vrarë, por jo numrin e civilëve? Ju vini këtu si përfaqësues i Izraelit dhe nuk doni të pyeteni se sa civilë keni vrarë sepse nuk e dini. E kuptoni sa qesharake është kjo?”

“Ne jemi në një situatë të mjegullt,” përsëriti Heyman, me Morgan duke u përgjigjur: “Duket se ky është rasti me civilët dhe jo me terroristët e Hamasit(!!!)”.

Kështu, edhe Morgan duket se është ndërgjegjësuar më në fund për atë se ëfarë përfaqëson shteti izraelit, se sa jo vetëm brutal, por dhe sa pa moral dhe pa skrupuj është.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re