Policia ka vendosur në pranga një prej autorëve të dyshuar të grabitjes së një piceri në Durrës. 

Në pranga është vendosur 24-vjeçari Mariglen Ibrahimi, banues në lagjen nr. 13, si dhe po punohet për kapjen e bashkëpunëtorit të tij, Edison Tufa 30 vjeç, banues në Arapaj.

Dy të rinjtë akuzohen për vjedhjen me thyerje të një shumë parash, në një piceri në lagjen nr. 13, më datën 11 Janar 2025.

Njoftimi i policisë:

Vodhën me thyerje, një shumë parash, në një piceri, gjatë natës, vihet në pranga 24-vjeçari, punohet për kapjen e bashkëpunëtorit.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës, nga veprimet hetimore të kryera për vjedhjen me thyerje të një shumë parash, në një piceri në lagjen nr. 13, më datë 11.01.2025, kanë identifikuar 2 autorët e dyshuar të rastit.

Në vijim të veprimeve, u kap dhe u vu në pranga njëri prej tyre, shtetasi M. I., 24 vjeç, banues në lagjen nr. 13, Durrës, si dhe u shpall në kërkim tjetri, shtetasi E. L., 30 vjeç, banues në Arapaj, Durrës. Punohet për kapjen e 30-vjeçarit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re