Ushtria dhe policia e shtetit ka marre në dore situatën. Ato po inspektojne te gjithë rruget e Tiranes pas hyrjes ne fuqi te orarit te ri.

Qe pas ores 13:00 të kësaj të shtune e gjithe Shqiperia teshme eshte e izoluar.

Rruget tashme jane te zbrazuar plotesisht.

Polica e Shtetit bashke me policine ushtarake ka ndritur postoblloqe ne te gjita rruget kryesore te Tiranes, per te evdientuar “rebelet” ndersa ushtria me autoblinda po I vjen ne ndihme per te mbajtur ne kontroll situaten.

Nderkohe para ores 13:00 Tirana ishte plot lëvizje duke shpërfillur rrezikun e përhapjes së COVID-19.

Marketet, tregjet dhe dyqanet e tjera u përballen me fluks të madh te qytetareve të cilët shfrytëzuan për tu furnizuar me ushqime. Ne markete dhe tregje qytetaret nuk e respektuan distance, duke neglizhuar rregullat e tjera të higjienës. Te gjithë nxituan dhe mbajtën radhe ngjitur me njeri-tjetrin për te bere furnizimin e dy diteve.

Ne disa raste forcat e armatosura ndërhynë per te ngritur nga lulishtet qytetaret e pabindur

Neglizhenca e qytetarëve detyroi qeverinë të ndryshonte fashën orarit për lëvizjen e tyre nga ora 05:00 dhe deri në 13:00. Pas këtij orari çdo dyqan apo market në të gjithë Shqipërinë u mbyll deri në orën 05:00 të ditës së hënës.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re