Policia e Vlorës ka arrestuar një 27-vjeçar të shpallur në kërkim, pasi më datë 11 dhjetor të vitit të shkuar qëlloi me armë pranë një lokali.
27-vjeçarit me inicialet A.H., do t’i duhet tashmë të përballet në Gjykatë me akuzën e “Armëmbajtje pa leje” dhe “Prishje e qetësisë publike”.
“Vijon puna për kapjen e personave të shpallur në kërkim kombëtar. Kapet dhe ndalohet 27-vjeçari i shpallur në kërkim për “Armëmbajtja pa leje” dhe “Prishja e qetësisë publike”. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë penale, ndaluan shtetasin:
A.H., 27 vjeç, banues në Vlorë, të cilit Gjykata e Shkallës së parë Vlorë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Armëmbajtja pa leje” dhe “Prishja e qetësisë publike”.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim, pasi në datën 11.12.2020 ka qëlluar me armë zjarri në ajër, pranë lokalit të një shtetasi. Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Vlorë, për veprime të mëtejshme procedurale“, njofton policia.
/faxweb