Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka dhënë mesazhet e tij për demokratët në mbledhjen e Grupit Parlamentar, që vijon prej orës 11:00, në selinë blu.

Basha iu është drejtuar demokratëve me mesazhe të prera dhe të qarta, duke iu kërkuar që të jenë zëri i problemeve të qytetarëve.

“Bëhuni zëri i problemeve të qytetarëve. Zbrisni në zonat tuaja dhe bëni publike shqetësimet e tyre. Rritja e çmimeve është skandaloze në kushtet e një varfërie që ka përfshirë shumicën dërrmuese të qytetarëve. Merrni informacion pranë prokurorive për ecurinë e hetimeve për masakrën zgjedhore të 25 prillit. Duhet bërë transparencë e procesit hetimor që po zvarritet me urdhra politik dhe ndjekur në çdo hallkë të gjyqsorit dhe jo vetëm. S’mund të pretendohet për drejtesi të pavarur përsa kohë nuk ndëshkon dhunuesit e procesit zgjedhor. Ne duhet të bëjmë gjithçka për të ndarë politikën nga krimi me iniciativa ligjore e qytetare dhe denoncuar aferat e përditshme korruptive të qeverisë më të korruptuar të Europës e ndër më të korruptuarat në botë. Nisni konsultimet me qytetarët në zonat tuaja për reformën teritoriale”, mësohet të ketë thënë kryedemokrati Basha në mbledhje.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re