Detaje të tjera kanë dalë nga vrasja në Tiranë.

 

Mësohet se viktima me profesion mësues ishte kthyer nga Belgjika rreth një muaj më parë.

 

Banesën me qira Nikolin Stakës ia kishte gjetur një mikeshë e tija në kohën kur ishte ktheye nga Belgjika.

 

Fëmijët dhe gjithë familjen e ka jashtë, ndërsa e njëjta mikeshë ka trokitur ditën e djeshme në banesë pasi viktima kishte ditëlindjen.

 

Pasi ka kuptuar që nuk po e hapte derën ka thirrur njerëz dhe kanë hyrë nga dritarja dhe e kanë gjetur të pajetë.

 

Autori njihet si person tejet agresiv dhe pas shoqërimit ka pranuar që janë konfliktuar dhe e ka qëlluar me grushta.

 

Konflikti mes dy personave nisi pasi autori po konfliktohej më herët me një grua për një vend parkimi.

 

Viktima ka ndërhyrë me fjalë nga ballkoni i banesës së tij duke i thënë autorit pse merrej me një femrë.

 

Autori, Alban Meneri e ka thirrur poshtë dhe aty ka ndodhur përplasja.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re