Është zbardhur dëshmia e shtetasit Mark Nika, i cili është i afërm i Vincens Pirolit, i cili mbeti i plagosur gjatë ditës së djeshme në Shkodër.

Mark Nika, personi që ka shoqëruar Vincens Pirolin për në spital, është ndaluar nga policia e Shkodrës që mbrëmë, por është mbajtur  i fshehtë ndalimi i tij për të mos prishur hetimet

Kjo për shkak se edhe deklarimet e tij kanë qenë kontradiktore dhe jo të besueshme.

Grupi i hetimit ka dyshime se ai nuk ka rrëfyer gjithë të vërtetën, pasi ka qenë personi që ka ndarë momentet e fundit me shënjestrën e atentatit.

“Jemi nisur nga Lezha për në Shkodër, pasi Vinçensi më tha se do të takonte një person. Kemi mbërritur në Shkodër rreth orës 18:30. Në hyrje të urës së Bahçallekut që është edhe hyrja e Shkodrës Vinçensi është ulur në tokë dhe është futur në një rrugë dytësore. Aty kishte edhe një xhami. Unë e kam pritur në makinë. Papritur kur erdhi dikush e kishte plagosur.

Unë nuk e di as se kush e ka plagosur dhe as arsyen sepse nuk më ka treguar. Pastaj e kam dërguar ashtu të plagosur tek spitali i Lezhës, sepse nuk donte ta çoja në Shkodër, për shkak se kishte frikë se mund t’i ndodhte ndonjë gjë. E kam çuar në spitalin e Lezhës dhe e kam lënë aty. Nuk e kam idenë se kë ka takuar dhe se kush e ka plagosur”.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re