Koronavirusi COVID-19 ka qarkulluar në Itali që nga shtatori i vitit 2019, sipas një studimi nga Instituti Kombëtar i Kancerit (INT) i Milanos, duke treguar që COVID-19 mund të ishte përhapur jashtë Kinës më herët sesa mendohej.

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka njoftuar se COVID-19, sëmundja e frymëmarrjes që ajo shkakton, ishin të panjohura para se të shpërthente një epidemi në Wuhan, Kina qendrore, u regjistrua për herë të parë në dhjetor 2019.

Pacienti i parë Italian me COVID, u zbulua më 21 shkurt në një qytet të vogël pranë Milanos, në rajonin verior të Lombardisë.

Por gjetjet e studiuesve italianë, të botuar nga revista shkencore INT, Tumori Journal, tregojnë se 11.6 përqind e 959 vullnetarëve të shëndetshëm që morën pjesë në një provë të kancerit të mushkërive midis shtatorit 2019 dhe marsit 2020 krijuan antitrupa në mënyrë të konsiderueshme ndaj koronavirusit para shkurtit, kur filloi zyrtarisht epidemia në Itali.

Testi tjetër specifik i antitrupave për SARS-CoV-2 u krye nga Universiteti i Sienës me titull “Zbulimi i papritur i antitrupave ndaj SARS-CoV-2 në periudhën para-pandemike në Itali”.

Ai tregoi se katër raste nga java e parë e tetorit të vitit të kaluar ishin gjithashtu pozitive për antitrupa që neutralizojnë virusin, që do të thotë se ata individë u infektuan në shtator, tha Giovanni Apolone, bashkëautor i studimit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re