Shkencëtarët kanë zbuluar se në disa pacientë, COVID-19 ka pësuar mutacion dhe më shqetësues është fakti se virusi po përshtatet me njeriun.

Studiuesit morën 53000 gjenome koronavirusi nga 62 shtete të ndryshme të cilat treguan se përgjithësisht virusi është i qëndrueshëm, porse në disa raste ka pësuar mutacion, përfshirë këtu edhe dy ndryshime gjenetike, që prekin “proteinën gjembaçe”, që virusi e përdor për të infektuar qelizat njerëzore, raporton “The Guardian”.

Studiuesit në “London School” theksojnë se është ende e paqartë se si mutacionet prekin virusin, por duke qenë se dyshimet ndodhën në mënyrë të pavarur në vende të ndryshme, kjo mund ta ndihmojë virusin të përhapet me lehtë.

Shkencëtarët thonë se ndryshimet janë të rralla, por zbulimi është një arsye e mirë që doktorët të monitorojnë me vëmendje situatën për të shmangur një shpërthim të dytë edhe më vdekjeprurës.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re