Vrasja e Mehmet Qemës në lagjen ‘5 Maji’ në Tiranë nga shoku i tij Marjan Dema, ka zbuluar aksidentalisht një tjetër akivitet të jashtëligjshëm që zhvillohet në vendin tonë.

Në ambientet e godinës ku u vra 27-vjeçari u gjet një makineri për prodhimin e kriptomonedhave Bitcoin. Një aktivitet ky i cili është denoncuar dhe kohë më parë nga ish-drejtori antikontrabandës Marian Laca.

Laca shkruan se serverat për prodhimin e Bitcoin futen ilegalisht përmes pikave doganore nëpërmjet korrupsionit, ku klasifikohen si servera të thjeshtë.

Marian Lacaj: Këtu fillon dhe ulëret Sistemi Doganor nga shartimi injorancës me korrupsionin, nga pazaret e ndyra gjoja për hir të partisë deri tek obligimet për vendet e punës. Ndryshe ska si shpjegohet që aparaturat e bitcoin të dalin si servera te thjeshtë, apo kontenierët me corape dhe mallra kinez të ikin ditën për diell dhe nganjerehë edhe natën per pak hënë ( këto të fundit të interceptuara nga strukturat ligjzbatuese). Jo me kot ju z. Drejtor dërguat në pikat kyçe persona me njohuri dhe vjetërsi zero në sistemin doganor në pozicionet ku duhet te ishin specialistët e vërtetë ku për hir të së vërtetës ata nuk mungojnë në Sistemin Doganor.

Për t’ju bashkuar faqes sone në Facebook, klikoni like

loading…

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re