Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas njoftimit të kompanisë së kërkimit të naftës, “SHELL”, se në Berat janë gjetur rezerva nafte. Me anë të një postimi në Twitter, Rama shkruan se ku është një lajm fantastik për rritjen ekonomike të vendit.

“Lajm fantastik për rritjen e nesërme ekonomike të vendit, konfirmimi final i testimeve pozitive të kompanisë SHELL mbi nxjerrjen në treg të sasisë së naftës dhe të gazit të zbuluar në Shpirag. Kompania që hyri në Shqipëri në 2014 vijon investimet për zbulime burimesh të tjera,“-shkruan Rama.

Në deklaratën të SHELL, thuhet se Testimi disa ditor i pusit u krye sipas pritshmërive, me një prurje potenciale të disa mijëra fucive nafte në ditë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re