Çmimi Nobel në Fizikë i vitit 2020 është dhënë për zbulime rreth vrimave të zeza, me gjysmën e parë Roger Penrose dhe gjysmën tjetër Reinhard Genzel dhe Andrea Ghez.

Göran K. Hansson, sekretar për Akademinë Mbretërore Suedeze të Shkencave, tha në ceremoninë e së martës në Stokholm se çmimi i këtij viti kishte të bënte me “sekretet më të errëta të universit”.

Çmimi Nobel i këtij viti në Mjekësi iu dha bashkërisht treshes SHBA-MB të Harvey J. Alter, Michael Houghton dhe Charles M. Rice të hënën për zbulimin e virusit të hepatitit C, i cili çoi në zhvillimin e testeve dhe trajtimeve.
Çmimi Nobel në Kimi do të shpallet të Mërkurën, pasuar nga Çmimi Nobel në Letërsi të Enjten, Çmimi Nobel për Paqe të Premten dhe Çmimi në Shkencat Ekonomike të hënën e ardhshme.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re