Skip to content

Zbulimi i ‘shtëpisë së barit’ në Vlorë, arrestohen 2 persona, sa rrënjë janë sekuestruar deri tani (Video)

Një laborator i kultivimit të bimëve narkotike në ambiente të mbyllura, është zbuluar në lagjen Kushtrimi të qytetit të Vlorës.

Burime bëjnë me dije se deri tani janë ndaluar dy shtetas për “shtëpinë e barit”.

Mësohet se operacioni është në vijim nga ana e policisë, ndërsa paraprakisht dyshohet se janë zbuluar 200 rrënjë kanabis.

Vijon hetimi për përfshirjen e personave të tjerë, ndërsa siç shihet edhe nga pamjet, banesa private është e rrethuar nga forcat e policisë.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb