Shkencëtarët lajmërojnë se kanë gjetur një ilaç që të shëron nga COVID-19. Ilaçi antiviral mund të merret nëpërmjet hundës dhe mund të shërojë koronavirusin pasi ai fiksohet në qelizat e mushkërive. Kjo është treguar nga disa prova laboratorike, por ende nuk ka një rezultat final.

Shkencëtarët thonë se ilaçi, i njohur si Neumifil, ishte zhvilluar si një trajtim për gripin, por mund të jetë në gjendje të parandalojë COVID-19.

Një studim i Universitetit të St Andrews në Skoci zbuloi se kjo mund të lidhej me proteinat me “majë” në pjesën e jashtme të virusit dhe ta ndalojë atë të fiksohet në qelizat që gjenden në rrugët e frymëmarrjes.

Vetëm testet laboratorike janë bërë deri më tani, por rezultatet, të shikuara nga Public Health England, japin shpresë se ilaçi mund të përdoret për pacientët COVID-19.

Neumifil funksionon duke bllokuar ndërveprimin e koronavirusit me strukturat e quajtura receptorët ACE-2 në rrugët e frymëmarrjes.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re