Një 67 vjeçar është shpallur në kërkim për kultivim lëndësh narkotike në Kurbin. Policia gjeti 188 bimë kanabis të kultivuara në tokë gjatë kontrolleve të ushtruara në fshatin Malbardhë.

Gjithashtu u gjetën 687 bimë narkotike cannabis sativa të kultivuara në tokë gjatë kontrolleve në Lezhë. 66 bimë në fshatin Krajen, 500 bimë në fshatin Ungrej dhe 121 bimë në fshatin Kolsh.

Vijon puna hetimore për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve të dyshuar.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re