Nga një analizë e më shumë se 2.000 tumoreve që përfshijnë 12 lloje të kancerit të njeriut, shkencëtarët kanë identifikuar 27 gjene të reja që mund ta ndalojnë sëmundjen në fillimet e saj.
Zbulimi i këtyre gjeneve mund të hapë derën për trajtime të personalizuara shumë të nevojshme për kancerin, thonë studiuesit.
Autori i studimit të parë, Jonas Demeulemeester, i Institutit Francis Crick në Mbretërinë e Bashkuar dhe kolegët e tij kohët e fundit kanë raportuar gjetjet e tyre në revistën “Nature Communications”.
Kanceri lind kur qelizat rriten dhe ndahen pa kontroll, duke formuar tumore.
Një problem është se tumoret shpesh përmbajnë një përzierje të qelizave të shëndetshme dhe kanceroze në përmasa të ndryshme, duke e bërë të vështirë për të përcaktuar nëse një ose dy gjene të shtypësve të tumorit mungojnë në qelizat e kancerit, transmeton Indeksonline.
Hulumtuesit e përdorën modelin e tyre për të vlerësuar numrin e gjene të të tumoreve në qelizat e 2,218 tumoreve përgjatë 12 llojeve të kancerit. Këto përfshinin kancerin e gjirit, mushkërive, kolorektal, ovarian dhe të trurit.
Si rezultat, studiuesit identifikuan një total prej 96 fshirjesh të gjeneve midis tumoreve.
Kanceri mbetet një nga problemet më të mëdha shëndetësore në mbarë botën. Ka pasur rreth 14.1 milion raste të reja të kancerit të diagnostikuar anembanë globit në vitin 2012, me kancer të mushkërive, kancer të gjirit dhe kancer kolorektal ndër më të zakonshmet.
Në Shtetet e Bashkuara, më shumë se 1.6 milionë raste të reja të kancerit u diagnostikuan vitin e kaluar dhe më shumë se 595,000 vetë vdiqën nga kjo sëmundje.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re