Vetëm tetë raste të reja janë shënuar në 24 orët e fundit në vendin tonë. Epidemiologia Eugena Tomini bëri me dije se të dyshuar si të infektuar ishin 140 persona. Në total, numri i të prekurve ka shkuar në 803.

“Nga 140 testimet e kryera gjatë 24 orëve të fundit për persona të dyshuar me COVID-19, janë vetëm 8 raste pozitive, përkatësisht në Tiranë 5 raste, në Elbasan 2 raste dhe në Durrës 1 rast. Për të gjitha rastet vazhdon hetimi epidemiologjik në terren. Që nga fillimi i epidemisë deri më sot janë konfirmuar pozitivë me COVID-19 në të gjithë vendin 803 qytetarë dhe aktualisht 68 % e tyre janë shëruar. Në të gjithë vendin aktualisht janë 229 persona aktivë me COVID19.”

Nëse bëjmë një krahasim me një ditë më parë, numri i të infektuarve ka pësuar një rritje të lehtë.

Të dielën kishim vetëm gjashtë raste të reja. Po ashtu, është rritur numri i të prekurve në Tiranë, ku një ditë më parë pati vetëm një rast të ri, ndërsa sot ka pesë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re