Raportohet për të shtëna me armë zjarri në Theth të Shkodrës.

Policia njofton se ka mbetur i plagosur shtetasi 47-vjeçar, Gëzim Ndrezaj, i cili po transportohet me urgjencë drejt spitalit rajonal të Shkodrës. Ende nuk ka informacion mbi gjendjen shëndetësore të të plagosurit.

Ndrezaj ishte punëtor murator prej disa vitesh dhe së fundmi po punonte në një bujtinë në Theth. Sipas burimeve të “Fax News”, 47-vjeçari kishte probleme pasi punonte me pandershmëri.

Uniformat blu njoftojnë se po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit të ngjarjes. Policia dhe grupi hetimor ndodhen në terren që do të bëjë të mundur zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i plotë:

Theth, Shkodër/Informacion paraprak.

Në fshatin Theth, në rrethana ende të paqarta është plagosur me armë zjarri në këmbë shtetasi G.T, i cili po transportohet për në spitalin rajonal Shkodër për ndihmë mjeksore.

Në drejtim të vendit të ngjarjes janë nisur shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor për të bërë të mundur zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re