Të tjera detaje kanë dalë në dritë për mënyrën sesi mashtronte Tire Alldervishi, sanitarja e spitalit “Shefqet Ndroqi”.

Mësohet se sanitarja Alldervishi është shtirur tek personeli i sanatoriumit, sikur e kishte teze pacienten.

Sanitarja e ‘Shefqet Ndroqit’ që u hoq si infermiere dhe i mori vajzës së një pacienteje me COVID, 800 mijë lekë ka dalë sot para gjykatës për masën e sigurisë.

Gjykata pranoi kërkesën e Prokurorisë dhe vendosi ‘arrest me burg’ për Alldervishin për akuzën ‘mashtrim me pasoja të rënda’.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re