Planet e Sony në Kongresin Mobil Botëror tashmë nuk janë më surprizë. Insajderi i njohur i industrisë Evan Blass publikoi së bashku me foto edhe detajet e Xperia XZ2 dhe XZ2 Compact.

Sipas tij, Sony do të zbulojë modelin 5.7-inç XZ2 së bashku me modelin 5-inç XZ2 Compact.

Të dy telefonët pritet të vinë me procesorin e ri flagship të Qualcomm, Snapdragon 845 dhe Android Oreo.

Gjithashtu ato do të kenë kamera 19-megapiksel me hapje f/1.8.

Por krahas këtyre detajeve të përbashkëta, ekzistojnë ca diferenca mes telefonëve.

XZ2 do të ketë kapakë të pasmë prej xhami, karikim wireless dhe USB-C ndërsa modeli XZ2 vetëm prej polikarboni pa karikim wireless.

XZ2 vjen edhe me disa veçori unike si feedback haptik të audio, që do të thotë se pajisja sinkronizon dridhjet me zërin.

Më shumë do të mësojmë rreth dy telefonëve gjatë MWC i cili starton të hënën. /

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re