Vrasja e Devi Kasmit ka zbuluar një grup të strukturuar kriminal dhe vrasësish me pagesë. Zyrtarisht policia tha se vrasësi i 42-vjeçarit është një qytetar grek, i cili ka qenë punonjës i forcave speciale greke.
 
Në momentin e arrestimit 41-vjeçarit grek, Efthymiou Efthymious i janë gjetur një shumë e madhe euro dhe lekë shqiptare të cilat dyshohet se janë pagesa për vrasjen e Devi Kasmit mbrëmjen e së hënës.
 
Po ashtu policia ka arrestuar edhe: Elton Halipaj 36 vjeç, Malvin Dinellari.  Ndërkohë në kërkim janë shpallur:  Elton Hoxhallari dhe Altin Hoxhallari.  Polcia thotë se është sekuestruar arsenal armësh: kapur snajper, pistoleta, sasi eksplozivi.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re