Akademia e Shkencave të Shqipërisë ka zgjedhur sot anëtarët e rinj të saj.

Në një njoftim në mediat sociale, Akademia bën me dije emrat numërimit të votave nga komisioni i posaçëm.

“Në përmbushje të rendit të ditës të Mbledhjes së Asamblesë, pikat 1, 2 dhe 3, rinjoftuar më datë 15 qershor 2020, Asambleja e Akademisë së Shkencave, në mbledhjen e saj të datës 29 qershor 2020, kreu procedurat e parashikuara në nenet 7 dhe 11 të Statutit për zgjedhjen e anëtarëve të rinj akademik e akademik i asociuar, për avancime në titullin akademik të dy anëtarëve të saj (lëvizje të brendshme), si dhe për zgjedhjen e anëtarëve të jashtëm”.

Pas paraqitjes së kandidaturave nga Kryetari i Akademisë Asambleja zgjodhi komisionin e votimit për administrimin statutor të procesit zgjedhor, me këtë përbërje: akad. Neki Frashëri (kryetar), akad. Floran Vila (anëtar), akad. Jorgaq Kaçani (anëtar) dhe akad. emeritus Gjovalin Shkurtaj (anëtar).

Referuar rezultatit të shpallur nga komisioni i posaçëm pas numërimit të votave (procesverbali bashkëngjitur), Asambleja:

Vendosi

Fitojnë titullin akademik anëtarët e Asamblesë me titull të mëparshëm akademik i asociuar:
Arjan Durrësi;
Ilirian Malollari.
Zgjidhen anëtarë të Asamblesë duke fituar titullin akademik:
Genc Sulçebe;
Ilia Mikerezi;
Pëllumb Xhufi.

III. Zgjidhen anëtarë të Asamblesë duke fituar titullin akademik i asociuar:

Adrian Civici;
Artan Boriçi;
Kristina Jorgaqi;
Mimoza Hafizi;
Rajmonda Bualoti.
Zgjidhen anëtarë të jashtëm të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë:
Ardian Ndreca;
Ardian Vehbiu.
/shqip

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re