Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një mbledhje me ekspertët e  Komitetit Teknik. Një mbledhje e cila mes qëllimeve të tjera, vjen si përgjigje për të gjithë ata që ditëve të fundit e kanë pasur këtë komitet në fokus të akuzave, me argumentin se nuk i njohin.

“Për fat të mirë rezultatet flasin vetë, ka sa që merren me komitetin. Kush janë, pse s’i njohim”, tha mes të tjerave Rama. Në mbledhje janë prezent Mira Rakacolli, Albana Fico, Silva Bino, Eugena Tomini, Tritan Kalo, Najada Çomo, Gjeorgjina Kuli Lito, Andi Koraqi, Skënder Brataj, Mirela Cami, Flutra Beqo, Narvina Sinani dhe Areti Beruka, figura shumë të njohura në fushën e mjekësisë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re