Funerali i Mbretëreshës do të jetë një nga tubimet më të mëdha të familjes mbretërore dhe politikanëve të organizuar në Mbretërinë e Bashkuar për dekada.

 

Ftesat u bënë gjatë fundjavës, me rreth 500 krerë shtetesh dhe personalitete të huaja që pritet të marrin pjesë.

 

Ceremonia do të mbahet në Westminster Abbey, e cila ka një kapacitet për rreth 2200 njerëz.

 

Sipas asaj që raporton BBC, bëhet me dije se pjesw e funeratit të Mbretwreshws Elisabeth do të jenë Mbreti Willem-Alexander dhe Mbretëresha Maxima e Holandës do të jenë në mesin e mbretërve evropianë në funeralin

Priten anëtarë të familjeve mbretërore nga e gjithë Evropa, shumë prej të cilëve ishin të afërm gjaku të Mbretëreshës.

 

Mbreti Philippe i Belgjikës dhe Mbretëresha Mathilde kanë konfirmuar se do të jenë atje, ashtu si edhe Mbreti Willem-Alexander dhe gruaja e tij, Mbretëresha Maxima, së bashku me nënën e tij, ish-mbretëresha holandeze, Princesha Beatrix.

 

Mbreti Felipe dhe Mbretëresha Letizia e Spanjës kanë pranuar gjithashtu një ftesë, ashtu si edhe familjet mbretërore të Norvegjisë, Suedisë dhe Demarkës.

 

Presidenti Joe Biden shihet duke nënshkruar një libër ngushëllimi për Mbretëreshën ndërsa Zonja e Parë Jill Biden qëndron pas tij

Shtëpia e Bardhë ka konfirmuar se presidenti Joe Biden do të marrë pjesë së bashku me Zonjën e Parë Jill Biden.

 

Ka pasur spekulime se disa ish-presidentë dhe zonja të para – veçanërisht Obama- mund të marrin ftesa private.

 

Jimmy Carter, i cili shërbeu si president nga viti 1977 deri në 1981, nuk ka marrë një ftesë, tha zyra e tij për Politico.

 

Kryeministri indian Narendra Modi nuk ka konfirmuar nëse do të marrë pjesë

 

Pritet që të marrin pjesë liderë nga i gjithë Komonuelthi, ku Mbretëresha shërbeu si kreu gjatë gjithë mbretërimit të saj.

 

Kryeministri australian Anthony Albanese ka pranuar një ftesë, ashtu si kryeministrja e Zelandës së Re Jacinda Ardern dhe kryeministri kanadez Justin Trudeau.

 

Një numër i guvernatorëve të përgjithshëm që shërbejnë si përfaqësues i monarkut në një mbretëri të Komonuelthit pritet të marrin pjesë me udhëheqësit e vendeve të tyre.

 

Kryeministri afatgjatë i Bangladeshit Sheikh Hasina dhe presidenti i Sri Lankës Ranil Wickremesinghe gjithashtu thuhet se kanë pranuar ftesat.

 

Presidenti gjerman Frank-Walter Steinmeier dhe ai italian Sergio Mattarell do të marrin pjesë të dy në funeralin e Elisabeth II.

 

Udhëheqës të tjerë botërorë që thuhet se kanë pranuar ftesat përfshijnë Taoiseachin irlandez Micheal Martin, presidentin gjerman Frank-Walter Steinmeier dhe presidentin italian Sergio Mattarella si dhe Presidenten e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen.

 

Presidenti i Koresë së Jugut Yoon Suk-Yeol dhe ai brazilian Jair Bolsonaro kanë konfirmuar gjithashtu pjesëmarrjen e tyre.

 

Udhëtimi pritet të bëhet edhe nga perandori japonez Naruhito, presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan dhe presidenti francez Emmanuel Macron.

 

Nuk dihet nëse presidenti kinez Xi Jinping, vizitat e të cilit në Kazakistan dhe Uzbekistan këtë javë do të shënojnë herën e parë që ai largohet nga Kina që nga fillimi i pandemisë Covid-19, do të marrë një ftesë apo do ta pranonte atë.

 

Republika Islamike e Iranit, prej kohësh subjekt i sanksioneve ndërkombëtare për programin e saj bërthamor, do të përfaqësohet vetëm në nivel ambasadori, thanë burimet e Whitehall.

 

Ndërkohë që presidenti i Rusisë Vladimir Putin nuk ka marrë ftesë për të qenë i pranishëm në funeralin e Elisabeth II.

 

Asnjë përfaqësues nga Rusia, Bjellorusia apo Mianmari nuk është ftuar, raporton BBC.

 

Marrëdhëniet diplomatike midis Mbretërisë së Bashkuar dhe Rusisë janë shembur që nga pushtimi rus i Ukrainës dhe një zëdhënës i presidentit rus Vladimir Putin tha javën e kaluar se ai “nuk po e konsideronte” pjesëmarrjen në funeralin.

 

Pushtimi u nis pjesërisht nga territori i Bjellorusisë, presidenti i së cilës, Aleksandr Lukashenko, është një aleat i ngushtë i Presidentit Putin.

 

Mbretëria e Bashkuar gjithashtu ka zvogëluar ndjeshëm praninë e saj diplomatike në Myanmar që nga një grusht shteti ushtarak në vend në shkurt 2021.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re