Tre drejtues të policisë se Burgjeve kane marre kërcënime me jetë. Kete e konfirmoi sot ministrja e Drejtesise ne nje konference me gazetaret.

Gjonaj nuk jep emrat e drejtuesve, por thote qe po ruhen edhe nga policia e Shtetit dhe nga një strukturë e posaçme qe është ngritur me urdhër te minsitres.

“Nuk mund të bëj te ditur institucioni emrat e drejtuesve”, tha Gjonaj, per shkak te sensitivitetit te çështjes.

Pak kohe me pare u be publik lajmi i kërcënimit te drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve, Agim Ismaili.

“Një pjesë prej jush kanë publikuar raste të kërcënimit të drejtuesve të burgjeve, dhe kjo strukturë speciale do t’i mbrojë. Padyshim edhe Policia e Shtetit duhet të ofrojë mbrojtje”, theksoi Gjonaj, duke mos permendur emra.

Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Agim Ismaili, u kërcënua me jetë me anë të një mesazhi në telefonin cellular, nga persona ende të paidentifikuar.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re