Policia e Tiranës ka goditur 3 raste të përshtatjes së lokaleve për organizimin e lojërave të fatit, me celularë.

Si rezultat, u arrestua shtetasi me iniciale A. B., 51-vjeç dhe u shpall në kërkim shtetasi M.B., pasi në Astir gjatë kontrollit në lokalin në pronësi të këtij t fundit, shtetasit A. K. iu konstatuan në celular faqe aktive për vënien e basteve sportive;

U arrestua gjithashtu shtetasi E. A., 44 vjeç, dhe nisi procedimi penal për shtetasin N. L., pasi në rrugën “Sabaudin Gabrani”, gjatë kontrollit në lokalin në pronësi të shtetasit N. L., shtetasit E. A. iu konstatuan në celular, faqe aktive për vënien e basteve sportive.

Nga ana tjetër u proceduan penalisht shtetasit B. K, 58 vjeç dhe R. U., 56 vjeç, pasi në rrugën “Sabaudin Gabrani”, gjatë kontrollit në lokalin në pronësi të shtetasit R. U., shtetasit B. K. iu konstatuan në celuar, faqe aktive për vënien e basteve sportive.

Celularët që i shërbenin kësaj veprimtarie të kundërligjshme u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re