Skip to content

Zbulohen parcela kanabisi në Malësi të Madhe, arrestohen 14 persona

Policia e Shkodrës ka arrestuar 14 persona dhe ka shpallur në kërkim 10 të tjerë të akuzuar për kultivimin e 12.957 bimëve narkotike të llojit kanabis në fshatrat Alijaj dhe Jeran.

Fermat e kanabisit ishin ngritur në afërsi të banesave të personave përgjegjës ndërsa nga aksioni policor janë gjetur dhe sekuestruar 1000 fara kanabis, 709 kilogramë lëndë narkotike në formë boçeje dhe 3934 kg bimë në proces tharjeje.

Personat e arrestuar janë: Elez  Çulaj,Muho  Culaj,  Fatmir  Senaj, Drita Senaj, Rezarta  Jacaj, Kujtim Laçaj,  Elfajed  Halaj, Agron  Laçaj,  Adrian  Çekaj, Gjelin Çekaj, Miranda  Çekaj,Pjetër Çekaj, Çun Halaj dhe një 17- vjeçar.

Sipas njoftimit zyrtar, Bimët narkotike ishin kultivuar si në ambiente të hapura, ashtu edhe në një serë të improvizuar pranë zonës.

Policia bën me dije se hetimet po vijojnë për të identifikuar dhe ndëshkuar të gjithë personat e përfshirë në organizimin dhe kultivimin e lëndës narkotike.

Ky është rasti i tretë që goditet në Malësinë e Madhe brenda pak ditësh. Më herët, autoritetet sekuestruan rreth 2 mijë rrënjë në një rast dhe afro 5 mijë rrënjë në një tjetër, duke treguar një përshkallëzim të masave në luftën kundër kultivimit të kanabisit në këtë qark.