Javën e kaluar, shkencëtarët njoftuan se kishin gjetur sasi të konsiderueshme të akullit që janë shumë të afërt me sipërfaqen e Marsit, një gjetje që mund të jetë e rëndësishme për misionet e ardhshme për të eksploruar planetin e kuq.
Studimi u udhëhoq nga Colin Dundas nga agjencia amerikane Arizona Geological Survey dhe rezultatet janë publikuar në revistën Science.
Zbulimi erdhi duke përdorur kamerën Hirise me rezolucion të lartë Imaging Science Experiment, e cila gjendet në Mars Reconnaissance.
Në disa zona akulli është i thellë 100 metra dhe ndodhet vetëm 1 ose 2 metra poshtë sipërfaqes, transmeton kp.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re