Policia e Matit ka shpallur në kërkim një person për kultivim kanabisi. Bëhet fjalë për një 44 vjeçar nga Kruja, i cili dyshohet si autori i kultivimit të 164 bimëve narkotike cannabis sativa që u gjetën të kultivuara në një zonë të pyllëzuar në vendin e quajtur “Maja e Manjolës”, në fshatin Selicë.

Gjatë kontrollit në automjetin që përdorej nga ky shtetas, iu gjet një shumë lekësh dhe eurosh, që dyshohet janë përfituar nga droga. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re