Një sasi e madhe armësh u zbulua  në afërsi të një blloku pallatesh, në zonën e “5 majit” në Tiranë.

Gjatë operacionit, policia gjeti dhe sekuestroi kallashnikovë, arme anti-tank, snajperë dhe një sasi fishekësh.

Armët dhe municionet ishte futur në disa thasë, të cilat më pas ishin hedhur në një gropë të mbuluar nga shkurret.

Policia nuk ka identifikuar ende poseduesit, ndërsa armët u dërguan në laborator për të parë nëse janë përdorur në ngjarje kriminale të ndodhura në të shkuarën.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re