Fredi Alizoti, i pandehur për akuzën e kallëzimit të rremë pasi tek audio-përgjimi pati rolin për të bërë zërin e Agron Xhafës vëllait të ish-ministrit Fatmir Xhafa, ka rrëfyer se është ndier i kërcënuar nga ish-deputeti i PD Ervin Salianji i cili porositi edhe këtë skenar.

Gjatë dëshmisë së tij në gjykatë, Alizoti ka zbuluar të tjera detaje, rreth dosjes së famshme “Babale”, ku ka hedhur akuza të forta në drejtim të ish-deputetit të PD-së, Ervin Salianji. Ai ka nxjerrë në pah edhe emra të tjerë të lidhur me këtë ngjarje, si Sali Lushaj apo Florenc Hoxha, që të dy pjesë aktive e botës së errët të PD. Ai konfirmoi se gjithçka ka qenë për përfitime politike nga PD për të sulmuar Fatmir Xhafajn si ministër.

Avokat Visha e pyeti Alizotin me kë është takuar, kur është takuar dhe ku është takuar. Në përgjigjen e tij, Alizoti konfirmoi takimet me personat e mësipërm si Sali Lushaj, Florenc Hoxha etj. Ai tha se është takuar me dhjetëra herë dhe është takuar tek PD, në lokalet aty, tek shtëpia e Sali Lushaj ngjitur me Vila Goldi etj. Alizoti kërkoi që të publikohet i gjithë përgjimi me Florenc Hoxhën ku ka bërë pazar dhe ai i ka thënë “hajde ta mbyllim me 50 mijë”.

Alizoti gjatë seancës u shpreh se: “Florenc Hoxha ishte sekseri i Salianjit. Më kërkoi të takoheshim për lekët nga 10-12 e natës , pas shumë këmbënguljeve të mia.
Aty u tremba sidomos kur më la vendin ku e vendosa të takohem se kisha frikë mos më vriste se është i rrezikshëm ai. Frika nga këta njerëz më çoi që më pas të shkoja te policia e të mbështetesha tek ata”, tha Alizoti.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re