Tiranë- Policia e Tiranës ka goditur dy raste të tjera të kultivimit të bimëve narkotike.
Në kuadër të operacionit të koduar “Koordinata”, është vënë në pranga një 66-vjeçar teksa u kap në flagrancë duke ujitur bimët narkotike, Në kërkim u shpall një person i dytë, kurse babai i tij i moshuar u mor nën hetim.
Operacioni është kryer në fshatin Bilaj.
“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë, si rezultat i punës kundër veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike, evidentuan dhe goditën 2 raste të tjera në këtë fushë, për të cilat u arrestua në flagrancë shtetasi P. Ç., 66 vjeç, pasi u kap duke ujitur 54 bimët narkotike që kishte kultivuar në oborrin e banesës së tij dhe u shpall në kërkim shtetasi Xh. Sh., 62 vjeç, si dhe u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për babanë e tij, shtetasin P. Sh., 82 vjeç”, bëri me dije policia.
Aksioni erdhi pasi nga një hetim i ndjekur me metoda speciale, në drejtimin e Prokurorisë së Tiranës, dyshohet se kishin babë e bir kultivuar në 2 parcela, 50 bimë narkotike.
Burime zyrtare thanë se po punohet për kapjen e 62-vjeçarit, kurse dosja i kaloi prokurorisë për veprime të mëtejshme.
