Aktivisti i Nismës Thurrje, Pano Soko, përmes një postimi në facebook ka publikuar një vendim të qeverisë të botuar në ‘Fletoren Zyrtare”, në të cilën paraqitet një shkëmbim pronë të kryer nga qeveria shqiptare. Soko shprehet se mazhoranca i ka dhënë truallin e Gardës në qendër të Tiranës një kompanie private dhe ka marrë prej saj në truall diku tjetër. Sipas aktivistit ky është një veprim defiçent nga ana e qeverisë ku kompania fiton 150 mln euro vetëm me një vendim, ndërkohë që shteti nuk përfiton asgjë.

Postimi i plotë: Mesa duket iu gjend vendi dhe Gardës. Qeveria paska miratuar një shkëmbim prone, ku i këmben 1470 m2 të Gardës me një kompani private. Ia paska kaluar truallin e Gardës kompanisë private dhe ka marrë mbrapsht një sasi trualli në një vend tjetër.

Pa asnjë lloj leverdishmërie ekonomike, pa asnjë lloj përfitimi publik. Thjesht ka bëre shkëmbimin dhe kaq. Por kujdes, pa asnjë lloj përfitueshmërie publike, por përfitueshmëri private ka sa të hanë dhe qentë..

1470 m2 truall në atë zonë përkthehen optimalisht në 30 mijë m2 ndërtim. Dyqanet me 8.000 €/m2.
Apartamentet me 4.000 €/m2. Gjithë gjithë 150 milionë € (pa prishur qejf).

Kulla, kulla, kulla. Kulla të reja në qytet..

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re