Skip to content

“Zbulohet” Amfiteatri i Durrësit/ Arkeologë vendas e të huaj nisin gërmimet

Subscribe

Në Durrës ka nisur puna për zbulimin e plotë të Amfiteatrit.

 

Kërkimet po zhvillohen nga arkeologë të specializuar vendas dhe të huaj. Drejtori i  qendrës muzeore në Durrës, Alban Ramohitaj, sqaron se çfarë synohet të zbulohet nëpërmjet këtij projekti.

 

ALBAN RAMOHITAJ 

 

DREJTORI I QENDRES MUZEORE DURRES

 

Ne sapo kemi nisur punimet do të shohim se çfarë do të na tregojnë mostrat që kemi mbledhur. 

 

Aktualisht nga grupet e arkeologëve janë duke u kryer sondazhe në pjesën qendrore të amfiteatrit, që pritet të zgjasin 10 ditë.

 

Amfiteatri i Durrësit,  mbetet më i madhi dhe më i rëndësishmi jo vetëm në Shqipëri, por edhe në Ballkan. Ai është ndërtuar në fillim të shekullit të II të e.s  dhe ka vlera të veçanta arkitekturore dhe artistike.