Zbulohet arsenal armësh në një banesë në fshatin Dhrovjan, bashkia Finiq. Eshtë shoqëruar në Komisariatin e policisë në Sarandë një person, i cili dyshohet dhe se është poseduesi i armëve.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së martës. Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet, ndërsa nuk dihet sasia dhe lloji i armëve.

Njëherësh nuk dihet nëse armët janë ruajtur në këtë banesë nga viti i mbrapshtë i 1997. Ende nuk ka  një informacion zyrtar nga ana e Policisë lidhur me aksionin.

(E.K/Faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re