Që nga dita e martesës së princit Harry të Anglisë me Meghan Markle, janë shtuar zërat për një rivalitet të heshtur mes dy kunatave. Por deri më tani nuk dihej arsyeja!

Mirëpo tashmë vjen një e dhënë e cila priret të hedhë më shumë dritë.

Siç raportojnë mediat vendase, gjithçka e ka origjinën nga familja e Kate Middleton dhe daton nga martesa e motrës së saj Pipa, gjatë kohës që Meghan dhe Harry ishin të dashur.

Dukesha e Sussex, Meghan, u ftua në banketin e dasmës, por jo në ceremoni, kjo pasi familja Mioddleton nuk donte që ta ftonte në martesë.

Mungesa e ftesës së Meghan në ceremoni u bë për shkak se druanin që dalja e parë publike e Meghan me princin Harry, do të linte në hije ditën e parë të nuses.

Me pak fjalë, familja Middleton nuk donte që Pippa të mbetej në hije në ditën e saj të madhe.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re