Ish presidenti i Parma Calcio dhe ish sponsori i Milanit me Taçi Oil, sipërmarrësi shqiptar Rezart Taci, është rikthyer në vëmendje në kronikat italiane për “thesarin e tij”.

Mbërrijnë konfirmime për thashethemet ndërkombëtare, të raportuara edhe  nga gazetat italiane, sipas të cilave, thotë affaritialiani.it, qindra miliona euro u zbuluan në Singapor që i atribuohen ish- manjatit shqiptar të naftës. Banka është Maybank Singapore Ltd dhe shuma supozohet të jetë 362 milionë euro siç u zbulua fillimisht.

Rezart Taçi u bë i njohur në Itali dekadën e kaluar, për faktin se ishte president i Parma Calcio dhe se sponsori kryesor i Milanit përmes Taçi Oil.

Lidhja mes biznesmenit shqiptar, një mik i Silvio Berlusconi aq sa u bë dhe sponsor premium i Milanit me qendrën financiare të Azisë Juglindore vjen nga larg, shpjegohej në një tjetër artikull të së njëjtës faqe.

Pikërisht në Singapor kishte selinë konsorciumi Vetro Energy, i njëjti përmes së cilës Taçi tentoi ngjitjen e dështuar në Albeptrol, një kompani shtetërore e naftës.

/shqip

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re