Pas gjithë dilemave dhe pikëpytjeve që ngriti provimi i Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë për maturantët, e që u bë edhe temë mjaft e diskutuar në opinionin publik, janë zbuluar përgjigjet e sakta të pyetjeve në provim.
“Turi” është personazhi që trajtohej në një fabul brenda një pyetjeje në këtë provim, ndërsa në fund të saj ishin dhënë 4 alternativa dhe që maturantët do të zgjidhnin njërën prej tyre se cila ishte e saktë.
Kjo ishte shkëndija e parë e nisjes së revoltës së maturantëve të cilët pretendojnë se testi ishte në nivel vështirësie mbi mesatar dhe kishte pyetje kontradiktore në vetvete.
Me këto përgjigje i jepet fund dilemave të maturantëve për përgjigjet e këtij provimi por mbetet të presim a do të marrin fund edhe ankesat.
Sipas maturantëve provimi ishte jo i bazuar në programet shkollore dhe disa pyetje nuk kishin të bënin fare me Gjuhën apo Letërsinë.
Nga ana e ministrisë së Arsimit është deklaruar se për këtë provim pavarësisht kontestimeve, nuk do të ketë ripërsëritje, por rishpërndarje të pyetjeve.
Shahini siguroi që maturantët në një reagim të bërë së fundmi se nuk do të penalizohen nga ky provim apo provimet e maturës shtetërore pasi do të vlerësohen për 12 vite shkollore.
Por cila ishte ‘fabula’ pyetja mbi të, alternativat e dhëna dhe përgjigja e saktë? Lexoni pjesën nga njoftimi më poshtë:
Lexoni paragrafin e mëposhtëm: 1 pikë:
Barka filloi të rrëshqiste me shpejtësi përgjatë lumit të rrëmbyer, ndërsa katër njerëzit që ndodheshin në të, bërtisnin nga euforia. Zemrat e tyre rrihnin fort, ndërsa manovronin me shkathtësi lopatat përmes ujërave të trazuara. Madje edhe Turi, i cili fillimisht ishte ndier i shqetësuar në lidhje me udhëtimin me barkë, e harroi frikën kur valët e akullta përplaseshin mbi të. Papritur, ai vështroi skajet e mprehta të një shkëmbi të dhëmbëzuar që iu shfaq përpara.
Cila nga fjalitë e mëposhtme mund të vijojë në të njëjtin stil aksionin e nisur në paragrafin e dhënë më sipër?
A) Duke u përqendruar, Turi u përpoq të kujtonte procedurën e saktë për ta kthyer barkën në një pozicion të sigurt.
B) Ndërkohë, uji i ftohtë i lumit vazhdoi të përplasej në anët e barkës duke i bërë qull Turin dhe miqtë e tij.
C) Turi e dinte që ai dhe miqtë e tij ishin të përgatitur për t’ia dalë në situata të tilla.
D) Turi u hodh në të djathtë për të shmangur shkëmbin dhe gati e përmbysi barkën.( përgjigja e saktë)
/faxweb
