Skip to content

Zbulohet data, ja kur Gjykata Kushtetuese do të vendosë për fatin e Metës

Gjykata Kushtetuese ka caktuar datën e seancës ku do të shprehet në lidhje me shkarkimin e presidentit Meta nga Kuvendi.

Seanca ku do të merret vendimi për fatin e Metës është caktuar në datën 18 Janar të 2022-shit, vit që përkon dhe me përfundimin e mandatit të Metës si president.

Mandati i Metës si president përfundon në Korrikun e vitit 2022, ndërkohë që shkarkimi i tij në Kuvend, me votat e mazhorancës u bë në qershor të këtij viti.

Shkarkimi i Metës u kërkua nga PS me pretendimin se kreu i shtetit kishte shkelur Kushtetutën.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb