Bashkëshortja e kryeministrit Edi Rama gjithnjë mundohet të
jetë larg vëmendjes së mediave. Mirëpo, së fundmi është zbuluar edhe detyra e saj
më e re.

Linda Rama do të udhëtojë drejt Londrës, për të kryer një
mision.

Ajo do të jetë folësja kryesore në Samitin Global të Gruas
në Londër, që zhvillohet në datat 13-14 korrik.

Lajmin e ka bërë me dije, kryetarja e kësaj shoqate, Mirela Sula.

“Është zyrtare, Linda Rama, gruaja e kryeministrit të
Shqipërisë do të jetë folësja jonë kryesore në Samitin Global të Gruas në
Londër – Bashkohu me ne në 13-14 korrik”, shkruan Sula, krahas fotos me
zonjën Rama, ku bie në sy stili i saj i veçantë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re