Skip to content

Zbulohet dokumenti i rrallë i vitit 1944/ Vexhi Buharaja emërohet mësues në Medresen e Përgjithshme

 

“Mos me e lenë me u largue nga gjini i komunitetit një element të vlefshëm si ky…” – Ky është motivimi i H. Sherif Langut, Kryetarit të Këshillit të Ulemave të Shqipërisë në vitin 1944, për Vexhi Buharanë, vendim i cili e emëronte Vexhinë si mësues në Medresen e Përgjithshme.

Megjithëse shkolla ishte mbyllur, ata e emëruan për “mos me e lenë me u largue nga gjini i komunitetit një element i vlefshëm si ky”.

Dokumentin e rrallë e ka postuar në profilin e tij zyrtar në rrjetin social studiuesi dhe historiani Xhafer Sadiku.

Vexhi Buharaja ishte përkthyes, studiues, poet, islamolog dhe një ndër mendjet me të bukura të Beratit të shek. XX.