Aktori i humorit, Albano Bogdo ka zgjedhur të sfidojë veten në një format të ri në Vizion Plus. I ftuar në emisionin “Vizioni i Pasdites”, Bogdo ka treguar synimet e projektit të tij të ri.

 

“Sa më të ftuar të mirë të kesh aq më mirë vete emisioni, sigurisht që duam t’i kemi të ftuarit sa më të mirë. Idea që kam unë në kokë dhe ua shpjegova të gjithëve, gjithë ekipit që kam, që e përqafuan dhe prandaj jemi bashkë sot dhe që po punojmë, është se edhe sikur të mos kemi të ftuar fare një ditë ne do na eci mirë emisioni sepse do kemi çfarë të themi. Do kemi gjëra që do ua themi njerëzve, që të kuptojnë çfarë ndodh, pse ndodh, kush e ka fajin, si mund të zgjidhet, çfarë kanë ata vetë në dorë të bëjnë”, thotë ai. “Do përpiqem të bëhem zëri i ndërgjegjies së njerëzve”, përfundon ai.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re