FOOT ilustruese

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e së enjtes në Cërrik.

Sipas raportimeve të fundit, një 27-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e një shpërthimi aksidental të një sasie lëndë plasëse në dorë.

Burimet të “Fax Neës”, zbulojnë identitetin e viktimës. Bëhet fjalë për Erion Rexhepi i cili ka humbur jetën në rrethana ende të paqarta në vendin e quajtur “Kryqëzimi i lagjes nr. 3”.

Njoftimi i policisë:
Cërrik/Informacion paraprak

Më datë 30.12.2021, rreth orës 12:15, në aksin rrugor Elbasan-Belsh, në vendin e quajtur “Kryqëzimi i lagjes nr. 3”, Cërrik, në rrugë, dyshohet se aksidentalisht, shtetasit E. R., 27 vjeç, banues në Cërrik, i ka shpërthyer një sasi lëndë plasëse në dorë dhe për pasojë ka humbur jetën.

Në vendngjarje ka mbërritur grupi hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë po vijon puna për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko