Skip to content

Zbulohet emri i “Rapush Xhaferit” në skemën piramidale online! Erion Braçe: “Profesori” mori në qafë Divjakën dhe Lushnjën

uihui sd 1

Braçe ka publikuar edhe një mesazh të udhëheqësve të këtyre skemave

Deputeti socialist Erion Braçe prej ditësh vijon me denoncime ndaj skemave piramidale online, që po zhvasin qytetarët.

Përmes një videoje të publikuar në rrjetet sociale, Braçe paralajmëron sidomos qytetarët e Divjakës dhe Lushnjës të bëjnë kujdes ndaj këtyre skemave, teksa ka publikuar edhe një mesazh të udhëheqësve të këtyre skemave.

“Ky është Leo Smith, profesori që ka zhytur në piramidë Divjakën e Lushnjën, edhe më gjerë. Është një situatë surreale në çdo klub, kafene, restorant, berberhane grash e burrash, shtëpi në Divjakë e Lushnjë. Fëmijë, të rinj, të rritur, të moshuar që rrinë në telefon në dorë e presin sinjal nga profesori Leo Smith. Tmerr! Leo Smith nuk ekziston, është robot, ndryshe nga Joana”-shkruan Braçe krahas videos.