Policia angleze ka bastisur fermën më të madhe të kanabisit të gjetur ndonjëherë në qarkun e Durhamit.

Gjatë aksionit të policisë u zbuluar 3400 rrënjë kanabisi të vendosura në dy kate.

Gjatë aksionit u arrestuan 4 të rinj shqiptarë, të cilët ishin aty për tu kujdesur për bimët. Në prangat e policisë angleze ranë Arvit Ahmeti 27-vjeç, Kledjan bregu 27-vjeç, Klevist Bregu 25-vjeç dhe Halit Haka 22-vjeç.

Ata u dërguan në Teesside Crown Court për paraqitjen e tyre të radhës në gjykatë më 25 maj.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re