Publikohet emri i autorit të atentantit të Laprakës ku humbi jetën 17 vjeçarja dhe u plagos i dashuri i saj 23 vjeç.

 

Autori i kësaj ngjarje të rëndë është shtetasi Robert P., 19-vjeç, me origjinë nga Puka, por banues afer zones ku ndodhi dhe ngjarja.

 

19-vjeçari ka qëlluar me armë në drejtim të çiftit të të rinjve, Erjon Benga dhe Briselda Gjikolaj, sapo ato kishin dalë nga një lokal në bllokun “Gintash”.
Motivi i kësaj ngjarje sipas policisë është një konflikt që 2 djemtë kanë pasur me njeri-tjetrit para një jave. 19-vjeçari kishte ngacmuar Briseldën dhe i dashuri i saj e ka qëlluar. Robert P., në shenjë hakmarrje ka qëlluar me armë çiftin që lëviznin me një mjet tip ‘Benz’.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re