Arrest me burg do të kërkojë prokuroria e Tiranës për 37-vjeçarin Ajas Sulejmani. Fax news siguron kerkesën ku sipas të cilës, të riut i janë marrë dy deklarime. Në dëshminë e tij lidhur me aksidentin , ai ka thenë se ka qenë me shpejtësi rreth 40 km me orë dhe përpara semaforit ka tentuar që të frenonte.

“Sapo u bë i kuq kam nisur të frenoj, por nuk më mbajtën frenat. Në lidhje me largimin nga vendi i aksidentit deklaroj se nuk kam patur qëllim të iki, por duke qenë se ishte dhe vajza ime e mitur u largova. Kisha dhe vajzën time pesë vjecare dhe bashkë me të kam shkuar në spitalin privat pasi vajza ime dhe unë ishim të traumatizuar nfga ky aksident”, ka thënë Sulejmani.

Ndaj tij janë ngritur kuzat për, shkelje të rregullave të qarkullimit me pasojë plagosjen e më shumë se dy personave, drejtim të autromjetit në mënyrë të parregullt nën ndikimin e drogës, largim nga vendi i aksidentit.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re