AUSTRALI – Një lloj i veçantë kërpudhe është zbuluar për herë të parë në Australi, por le të themi se ajo nuk është edhe aq miqësore.

Kërpudha quhet ‘helmi i zjarrtë’ dhe është gjetur në qytetin e Kairnit.

Studiuesit thonë se mjafton një prekje e kësaj kërpudhe, dhe helmi i saj do të shpërndahet menjëherë në organizmin e njeriut.

Kerpudha helmi i zjarrte, e gjetur ne natyre.

Në pak minuta truri i njeriut do të fillojë të tkurret, duke dëmtuar kështu në mënyrë ttë përhershme neuronet e tij,  dhe organet e trupit do të ndalojnë së punuari.

Në më pak se një orë, njeriu do të ketë humbur jetën, dhe për këtë mjafton vetëm një prekje e lehtë e kërpudhës.

Është e vetmja kërpudhë, e cila mund të infektojë helmin e saj, përmes poreve të lëkurës së njerzëve, dhe renditet si kërpudha e dytë më vdekjeprurëse në botë.

Australia është e njohur për toksicitetin e lartë të kafshëve dhe bimëve të saj, por një lloj kërpudhe që e përçon helmit direkt nga lëkura e njeriut, nuk ishte parë ndonjëherë më parë.

Burimi: Daily Mail

E.C/Dosja.al

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re