Kryeministri Edi Rama u shpreh se është gati që të ulet në një tryezë me Presidentin Ilir Meta dhe kryetarin e PD-së, Lulzim Basha dhe aktorët e tjerë për cështjen e integrimit të Shqipërisë pas hapjes së negociatave.

“Ne po përgatitemi për negociatat e anëtarësimit. Tani që kërkohet përgatitja serioze për konferencën ndërqeveritare, plani i punës është i detajuar dhe duhet të vazhduar të konsultohet hap pas hapi. Këtu duhen të gjithë aktorët, edhe pse qeveria mban peshën kryesore.

Të gjithë duan integrimin e Shqipërisë në BE. Kemi ngritur edhe grupin negociator. Është momenti për ta thënë të emrin të kryenegociatorit, një personalitet pa të sharë, edhe pse nuk ka hezituar të kritikojë edhe qeverinë tonë, kjo është një arsye më shumë për ta përfshirë në këtë proces.

Një personalitet i diplomacisë shqiptare, i gjithë pranuar për dijen dhe aftësitë e tij, qoftë kur ka kryer misione, qoftë kur ka kryer detyra të rëndësishme, ambasadori Zef Mazi. Ai do të jetë kryenegociatori. Shpresoj me opozitën parlamentare dhe jo parkamentare dhe presidentin të japim të gjithë një kontribut” tha Rama.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re